Sa herë ka gati projekte të reja, Ledri na paralajmëron në rrjetet sociale. Kur publikoi “Merri Merri” të gjithë ishim të bindur që do jetë hiti i verës, mirëpo mesa duket jo vetëm kjo këngë do na shoqërojë gjatë gjithë verës, sepse nesër në orën 15:00, publikohet kënga më e re e Ledri Vulës në bashkëpunim me Lyrical Son me titull “Princess Diana”.
Kënga do të vijë e shoqëruar me klip dhe siç duket Ledrit nuk i është pritur deri nesër dhe vendosi të postojë një video të shkurtër ku dëgjohet pak kënga e re. Tekst interesant dhe ritëm shumë i bukur, dyshoni që s’do bëhet hit?