Morena Taraku dhe lidhja e saj me miliarderin iranian, Sasha Sobhani ka qenë një nga më të komentuarat në shoëbizz-in shqiptar. Por ata i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin tashmë edhe pse disa herë kanë patur ndonjë ngacmim në rrjetet sociale, madje Sasha e uroi për ditëlindje. Mirëpo siç duket Morena ka vendosur t’i dedikohet karrierës së saj si këngëtare dhe paralajmëroi që shumë shpejt do të publikojë bashkëpunimin e saj me reperin e famshëm Jalal Oba.
“Përshëndetje njerëz, jam unë Morena Taraku. Vetëm doja t’ju informoja se kënga ime me Jalal do publikohet shumë shpejt”, thotë ajo në këtë video.
Rikujtojmë se prej kohësh ajo jeton në Turqi, prej ku duket se ka vendosur që ta zhvillojë edhe karrierën e saj në muzikë apo edhe më gjerë.