Aktorja e njohur Nicole Kidman pavarësisht viteve, vazhdon të mbetet në super formë.
Së fundmi, ajo ka realizuar një set fotografik mjaft ‘të nxehtë’, për numrin e parë të revistës “Stellar”.
50 vjeçarja është shfaqur mjaft joshëse në disa poza në pishinë, teksa nuk heziton të vërë në pah linjat e saj trupore.
Fituesja e çmimit Oscar, ka pozuar e lagur, me një fustan në vlerë 4500 dollarë, të Alex Perry që i shfaq dekoltenë.
“Nuk jam strikte me dietën. Ha gjithçka, por nga pak”, ka thënë Kidman lidhur me vitalitetin e saj.