Ky ndoshta ishte muaji më i keq për 5 herë fituesin e Topit të Artë, Leo Messi, pas disfatës në Kupën e Amerikës, dhe mbi të gjitha dënimi me burgim për akuzat e evazionit fiskal. Mirëpo sezoni i ri po afron dhe duket sikur Messi është gati për të, dhe zgjodhi ta nisë me një pamje krejtësisht të re. Me mjekër e kishim parë, por me flokë biond jo. Eshtë pikërisht bashkëshortja e “pleshtit”, Antonella Roçuzzo, ajo që ka postuar një foto të Messit në Instagram, duke na treguar ndryshimin e yllit të Barcelonës. Epo duhet ta pranojmë se nuk duket keq...