Me ndarjen e grupit më të famshëm të adoleshentëve One Direction, kurioziteti na shtyn të dimë se çdo ndodhë me pjestarët e tij.
Për Harry Styles e kemi një përgjigje. Bukuroshi 22 vjeçar sapo ka marrë një hap të rëndësishëm. Mesa duket ai do të hyjë në botën e aktrimit duke nisur konkretisht me filmin “Dunkirk” të Christopher Nolan. Sipas Hollywood Reporter, filmi është i zhanrit thriller dhe ngjarja zhvillohet në vitet 40’ në qytetin Dunkirk në Francë. Jo vetëm kaq. Styles do të luajë përkrah aktorit të famshëm Tom Hardy, por si kundërshtar i tij. Xhirimet e filmit mendohen të nisn në muajin maj. Deri atëherë duket se Harry ka bërë një zgjedhje aspak të gabuar. Jemi kuriozë ta shohim atë edhe si aktor në fund të fundit.