INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harrojeni paralojën: Kënaqësia e femrave gjendet në trurin e tyre

Harrojeni paralojën: Kënaqësia e femrave gjendet në trurin e tyre

Publikuar më: 20:07 09-08-2019

“Tani e tutje harrojeni paralojën, çelësi i kënaqësisë seksuale te femrat gjendet në trurin e tyre!” – konstatojnë shkencëtarët e Universitetit të Otavës.

Nëpërmjet një studimi të madh ata kanë intervistuar femrat të cilat kanë vështirësi në arritjen e orgazmës dhe kanë zbuluar që tek ato nuk ndikon as zgjatja e paralojës, as madhësia e organit gjenital të mashkullit, madje as teknika, por fokusimi i tyre dhe relaksimi gjatë seksit.

Veç kësaj, shkencëtarët kanë konstatuar që stimulimi i mendimeve erotike tek femrat e bën më të lehtë kulmin seksual, kështu që më shumë fokusohen në mendimet mbi seksin, lexojnë literaturë erotike apo imagjinojnë skenarë seksi.

Aftësia e përqendrimit në vetëaktin e seksit dhe ndjenjat fizike, si edhe relaksimi i tillë që gjatë marrëdhënies seksuale të mos mendojnë fare për brengat dhe telashet e përditshme, janë qenësore për orgazmën femërore.

“Sipas një rregulli, femrat këtë aftësi e përmirësojnë nga viti në vit, andaj ato më në moshë shumë më lehtë arrijnë orgazmën sesa femrat më të reja”, thotë autori i studimit Paska de Suter.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036249160766602