Një javë me parë Ajsi Xhaxhaj na tregoi se tashmë është në një marrëdhënie dashurie edhe pse partnerin ende nuk na e ka prezantuar. E vetmja gjë që dimë është se emri i tij fillon me shkronjën: “B”.
“B” i famshëm ka surprizuar të dashurën e tij, Ajsi në ditën e lindjes së saj. Dhurata për moderatoren ishte një kuti në formë zemre me trëndafila të kuq dhe e veçanta ishin trëndafilat e bardhë me inicialet e tyre.
"Kur ditëlindja të bëhet akoma më e bukur nga gjysma tjetër e shpirtit. Ky njeri di si të më bëjë të qesh", shkruan Ajsi, por na tregon edhe një unazë shumë të bukur, ku si duket ka marrë propozimin për fejesë nga “B” i famshëm.
Madje na zbuloi edhe urimin e tij, teksa e uron dhe i thotë se e do shumë. Sa bukur!/intv.al/