Rina Balaj dhe Tayna janë dy nga reperet më të reja në tregun shqiptar muzikor të rrymës rap. Me diss-e të forta që fansat dyshojnë se ia hedhin njëra-tjetrës duke ndezur kështu një luftë virtuale, ato janë kthyer në “çështjen më të nxehtë” të momentit.
Rina thotë në këngën e saj më të re: U bënë shumë reperka po këto e dinë kush është mami”.
Ndërkohë që Tayna ia kthen:
E si t’mnijn mu, as ty mo nuk t’knohet, kush është mami?”.
Një tjetër repere e famshme e dalë nga OnRecords është edhe Baby G, të cilës nuk i kanë pëlqyer aspak rreshtat e Rinës.
Ajo e quan veten “Mami” i rapit, ashtu si edhe dy koleget e saj dhe i ka bërë një diss në një foto të fundit të postuar nga një koncert.
Baby G shkroi disa ditë më parë:
Klikimet e rreme të bëjnë të lumtur? Por unë kam turmën gjithmonë. Ku je ti, Mami?”
Mirëpo në këtë “luftë” është futur edhe Genta e Big Brother e cila e ka quajtur veten: Mami i reperkave” në dialektin korçar.