Në puntatën e sotme të “Përputhen” u publikua një video nga prapaskenat ku Armando dhe Olti janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin gjatë publicitetit. Të dy janë parë duke goditur njëri-tjetrin.
Ishte Armando që i hodhi mikrofonin Oltit ndërsa ai iu kundërpërgjigj me goditje. Të gjithë konkurrentët u ngritën në këmbë për t’i ndarë.
Armando tha se molla e sherrit ishte Lindita, me të cilën ka pasur së fundmi takim. Ai hedh dyshime të forta se Lindita dhe Olti kanë pasur marrëdhënie jashtë studios.