Një prej reperëve më të ri në tregun e muzikës, Mërgim Kida ka bërë deklarata se ka refuzuar shumë artistë për bashkëpunime.
I ftuar në emisionin “NIN”, artisti i njohur si Kidda zgjodhi të mos hante një ushqim të pazakontë në lojë 'Haje ose thuaje', por zbuloi një emër, të cilit i ka thënë “JO”.
Pa u hezituar, Kidda zbuloi se nuk ka pranuar bashkëpunimin me këngëtaren Tuna. Ndërsa për artisten që urren më shumë, ai përmendi emrin e Linda Morinës.
“Me Tunën s’kam pranuar”, ka thënë Kidda, i cili s’ka pranuar të hajë asgjë në këmbim të kësaj përgjigjeje.