Ndonëse nuk është pjesë showbizz-it shqiptar drejtpërdrejt, Uindi Haxhia ka arritur të marrë shumë vëmendje fillimisht si motra e Encës e më pas me pamjen e saj mjaft ekstravagante, Uindi ka ditur gjithmonë se si të rrisë kuriozitetin e publikut.
Në thuajse të gjitha postimet e saj në rrjete sociale e shohim Uindin të kuruar deri në detaje, pasi asaj i pëlqen shumë të eksperimentojë me grimin.
Gjithsesi së fundmi Uindi ka vendosur të "rritet" dhe ka ndryshuar totalisht "look".
Me flokët e shkurtër, thonjë e shkurtër dhe buzët e kuqe, Uindi duket si tjetër njeri.