Me siguri Kanye West do “luajë mendsh”! Reperi The game nuk e ka për herë të parë që i drejtohet familjes Kardashian për bëmat që ai ka bërë me to.
Tashmë nga një video në “Instagram-in” e një fanse-je shihet një paraqitje e vogël e këngës më të re që ai do të nxjerrë në treg së bashku me albumin e tij.
Nga videoja dëgjohen disa fjalë mjaft banale dhe të ashpra: “E kam mbajtur Kim Kardashian prej fyti/ E kam bërë të ka....jë derisa të mbytet/Ndoshta duhet të kërkoj falje se Kanye është miku im”.
Kjo është një deklaratë e fortë që patjetër do të shkaktojë disa reagime nga çifti West-Kardashian.
The Game pritet të nxjerrë albumin e ri pas një kohë shumë të gjatë dhe duket se do të shkaktojë shumë polemika.