Nuk është e rëndësishme se me cilën skuadër mund të bësh tifo, një futbollist si Xavi Hernandez kurrsesi nuk mund ta urresh.
Në atmosferën e çmimeve të FIFA, një vëmendje shumë të madhe ka marrë mesfushori 38-vjeçar dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë trofe të fituar, por për shkak të fotove që ka postuar në profilin e tij në Instagram. Familja e tij do të shtohet në numër dhe një lajm të tillë e ka dhënë nëpërmjet disa foto shumë të bukura, teksa shfaqet duke përqafuar barkun e bashkëshortes së tij.
Siç mund të shihet edhe nga fotot, numërimi mbrapsht ka filluar dhe së shpejti familja Hernandez do të shtohet me një vajzë/djalë të vogël.