Ditën e djeshme bënë xhiron e rrjetit fotot e bujshme të Teas, konkurrente e “Për’puthen” e cila doli nga programi si çift me Andin, teksa puthej në buzë me një ish-konkurrent të emisionit, Beartin nga Kosova.
Pas konfirmimit të lidhjes së Teas dhe Beartit, Andi plasi bombën e tij nëpërmjet një shkrimi të gjatë në story, ku tregonte se kishte firmosur një kontratë në emision, e cila e kishte detyruar të dilte çift me Tean.
Pas Andit erdhi edhe reagimi i Beartit, i cili konfirmoi nëpërmjet një videoje lidhjen e tij me Tean, teksa tregonte se kjo e fundit nuk kishte aspak faj.
Pas këtij skandali kanë reaguar edhe vajzat e emisionit “Për’puthen”, Sindi, Anda dhe Ledjana. Po ashtu edhe ish-konkurrentja Shqipe Hysenaj, e cila ishte e para që publikoi një foto të Teas dhe Beartit, duke u përpjekur të tregojë të vërtetën e lidhjes së tyre.
E siç duket një tjetër foto do të shkaktojë shumë debat në rrjet. Në foton në fjalë shfaqen pikërisht Andi dhe Melisa, nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe larg ambienteve të programit.
Kjo është në fakt fotografia e dytë që shkakton dyshime. Kohë më parë qarkulloi një fotografi e tyre, për të cilën Melisa foli në “Për’puthen Prime”, ku sqaroi se në fakt ajo ishte bërë brenda ambienteve të Top Channel-it.
Kujtojmë që ata janë komentuar për një lidhje mes tyre dhe dyshimet u shtuan pas akuzave të Fatjonit, mirëpo Melisa dhe Andi kanë mohuar gjithçka.
Mirëpo siç duket ishte nje alarm i rremë sepse fansat e Melisës kanë treguar që kjo foto është shkrepur në një darkë me pjesëtarë të tjerë të emisionit Përputhen dhe të pranishëm kanë qenë Arjan Konomi e Bora Zemani.