Para pak javësh Ledion Liço dhe trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Sara Hoxha kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Fillimisht u treguan shumë “të kursyer” në rrjetet sociale me fotot, por tani duket se e kanë lëshuar pak dorën.
Pas publikimit të videos së dasmës, së fundmi Sara ka ndarë një moment mjaft të ëmbël nënë e bir para se ajo të shkonte drejt altarit.
Në këtë foto, shihet Sara dhe Londoni,teksa qëndrojnë nënë e bir përballë njëri-tjetrit duke buzëqeshur, ndërkohë që vogëlushi është veshur me kostum si babai i tij dhe tregoi se ajo dhe Lori e thërrasin “Dondon”.