U përfol se u rikthyen sërish bashkë dhe më pas u ndanë sërish për t’i dhënë kohë njëri – tjetrit për t refleketuar. E kemi fjalën për çiftin më të famshëm në shoëbiz, Selena Gomez dhe Justin Bieber. Por mesa duket Justin Bieber po e përjeton shumë mirë ndarjen nga këngëtarja Gomez. 24-vjeçari është fotografuar në Los Angeles me një grup shokësh teksa dilte nga një pub. Ajo që ka rënë në sy ka qenë një vajzë bionde që e shoqëronte Justin gjatë gjithë kohës. Daily Mail shkruan se kjo mund të jetë vajza me të cilën Justin po shoqërohet pas ndarjes me Selena-n. Një dëshmitar tha se kaloi pothuajse gjithë natën duke qëndruar së bashku, dhe Justin u pa duke u përqafuar me të. Nuk dihet ende nëse ata të dy janë ndarë, apo është thjeshtë një “lojë” e çiftit për të fshehur lidhjen e tyre. Gjithsesi, lind pyetja kjo vajza misterioze kush është? Sipas The Sun, këngëtari shoqërohej nga modelja 22-vjeçare Baskin Champion dhe dyshja janë njohur përmes motrës së Baskin, e cila është supermodelja e famshme, Abby Champion./intv.al/