INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harroni Gjermaninë, Kanadaja hap dyert për emigrantët shqiptarë!

Harroni Gjermaninë, Kanadaja hap dyert për emigrantët shqiptarë!

Publikuar më: 10:36 16-03-2016

Kanadaja çel dyert dhe rrit shpresën edhe të shqiptarëve për të emigruar dhe shifra e publikuar e pranimit për këtë vit është rekord rreth 305 mijë. Kjo është dhe shifra më e lartë për emigrantët që ka shpallur qeveria kanadeze duke shënuar rritje me 7 për qind, krahasuar me planin e një viti më parë. Me këto shanse do të jetë e pritëshme, që shumë shqiptarë do të heqin vëmendjen nga Gjermania dhe do të kthejnë sytë nga Kanadaja.
Për këtë asrye Qeveria Kanadezë ka dhënë detaje të planit rreth Nivelit të Emigracionit për vitin 2016. Ministri i Emigracionit, Refugjatëve dhe Nënshtetësisë, John McCallum, ka sqaruar se departamenti i tij ka për qëllim të përshpejtojë kohën e aplikimit për emigracionin familjar, emigrantët ekonomikë dhe pretenduesve për refugjatë duke zbatuar mësimet e nxjerra nga sjellja e 25.000 refugjatë sirianë në Kanada gjatë muajve të fundit.
McCallum tha se plani është i bazuar në traditën e Kanadasë si një vend mikpritës dhe bujar. Plani, ka shtuar ai, paraqet një ndryshim të rëndësishëm në politikën e imigracionit drejt bashkimit të shumë familjeve, duke ndërtuar ekonominë tonë dhe mbështetur traditat humanitare të Kanadasë për rivendosjen e refugjatëve dhe ofrimit të mbrojtjes për ata që kanë nevojë”.
Duke e quajtur si vendi që vë në shënjestër numrin më të madh të emigrantëve të rinj në kohët moderne, McCallum tha se qëllimi i qeverisë është që të sjellë emigrantët të cilët dëshirojnë të ndërtojnë një Kanada më të mire.

Article Logic
Execution time: 0.0036969184875488