INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harroni Snapchat, Twitter, etj... Në vetëm një javë 'Pokémon Go' po thyen çdo rekord! [FOTO]

Harroni Snapchat, Twitter, etj... Në vetëm një javë 'Pokémon Go' po thyen çdo rekord! [FOTO]

Publikuar më: 09:26 12-07-2016

Ishin vitet ’90 kur amerikanët u fiksuar pas kukullave “Pokémon”, ndërkohë që sot ato rikthehen sërish për të “çmendur” mbarë botën.

Gjiganti japonez i elektorikës, Nintendo ka hedhur në treg një lojë elektronike e cila konsiston në gjetjen e disa prej krijesave aq të dashura të “Pokémon” në qytetin tuaj. Në vetëm një javë loja e quajtur 'Pokémon Go' ka arritur të mbërthej pas smartphone-ave të tyre mijëra të rinj. Kompania që ka krijuar lojën elektronike deri tani numëron një fitim prej 7.5 miliardë dhe duhet thënë se numri i përdoruesve të saj është jashtëzakonisht i lartë për vet faktin e kohës së shkurtër. Dhe besojeni ky aplikacion është kthyer në një sensacion të vërtetë. Në Amerikë, për momentin "Pokémon Go" është instaluar në më shumë android smartphones sesa rrjeti i lidhjeve online Tinder. Pra loja numëron 5.16% përdorues në SHBA në krahasim me Tinder që ka vetëm 2% përdorues. Nëse këto shifra nuk ju thonë gjë, lexoni dhe këtë tjetrën... 3% e përdoruesit e smartphone-ave në Amerikë janë duke luajtur përditë këtë lojë, ndërkohë që 3.5% e amerikanëve përdorin çdo ditë rrjetin Tëitter. Duket sikur dhe për pak ditë 'Pokémon Go' do e kaloj edhe numerikisht Twitter-in. Por mos harroni se Tinder ka dal në vitin 2016 dhe Twitter në 2006-ën, një dekadë më parë. Ndërkohë që "Pokémon Go" ka vetëm një javë! 

Article Logic
Execution time: 0.0035068988800049