INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harruam ndonjë? Të gjithë i keni dëgjuar, por a e keni vënë re këtë fiksim të këngëtarëve shqiptarë? Ja ç’po ndodh me këngët e tyre [VIDEO]

Harruam ndonjë? Të gjithë i keni dëgjuar, por a e keni vënë re këtë fiksim të këngëtarëve shqiptarë? Ja ç’po ndodh me këngët e tyre [VIDEO]

Publikuar më: 12:20 21-05-2019

Reperi i njohur Capital T para pak ditësh ka sjellë versionin ‘remake’ të këngës ‘200 ditë’ e kënduar nga grupi legjendar TNT. Kapo ka realizuar së bashku me videoklip projektin e ri i cili tashmë është publikuar në kanalin Youtube dhe është pritur goxha mirë nga publiku. Ne duhet ta falenderojmë Kapon për këtë projekt shumë cilësor, por edhe për faktin që na inspiroi të shkruajmë një artikull me këngët e vjetra që janë modernizuar nga artistët shqiptarë dhe që kanë patur shumë sukses në treg.

Sigurisht që disa nga këngëtarët që i kanë risjellë hitet e viteve 80-90 janë rritur me këto këngë dhe kanë parë këtë mënyrë për të tërhequr dhe publik të vjetër e duhet ta pranojmë që kjo strategji që po funksionon.

Kjo nuk është hera e parë që Kapo është bërë nostalgjik dhe ka risjellë një këngë të vjetë pasi ai ka bërë namin para 1 viti me këngën “Hatixhe” e cila numëron mbi 46 milionë klikime.

Ne të intv.al në këtë artikull do ju tregojmë se kush janë disa këngë shqiptarë që janë modernizuar nga artistët tanë:

1-“Era” nga Mc Kresha, origjinali nga grupi “Gjurmët”

2- Era Istrefi ‘E dehun”, origjinali nga Nexhmije Pagarusha “E dehur jam”

3- Flori Mumajesi ft Getoar Selimi “Dashni me Raki”. Në një pjesë të tekstit ata kanë huazuar disa rreshta nga po e njëjta këngë e Nexhmije Pagarushës: “I dehun jam, këmbët s`më mbajnë.”

4-Capital T “Hatixhe”, origjinali nga Hamide Sadiku

5-Capital T “200 ditë”, origjinali nga TNT

6- “SIMPATIA”, Dhurata Dora dhe Lumi B, origjinali nga Edona Llalloshi dhe Memli Krasniqi

7- “JAM DEH ME RAKI”, versioni origjinal: Shkelzen Jetishi, ripërpunuar nga Gent Fatali

8- SHI BIE NË TIRANË” versioni origjinal nga Fitnete Tuda dhe Vlera, ripërpunuar nga Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj

9-Luana ft Bujar Qamili “Mi dhe flakë mallit tim”, versioni origjinal “Bujar Qamili-Mi dhe flakë mallit tim”

10- Trim Jetullahu, “Lule Blini”, versioni origjinal Fatmira Breçani “Lulja e Blinit”.

11-Ermal Fejzullahu ft. Ledri Vula - Fshatarja ime, versioni origjinal është i Sabri Fejzullahut “fshatarja ime”.

12- ARNON ft. Killua - Te Molla, versioni origjinal “Ajshe”

13-NRG BAND - Ani mori Nuse, origjinali nga Nexhmije Pagarusha /INTV.AL

Article Logic
Execution time: 0.003896951675415