Një adoleshent nga Yorkshire, Ellis Lacy, ka mashtruar shumë fansa të Harry Styles, duke u lënë të kuptojnë, se kanë parë Harry Styles me flokët e prera. Ai e realizoi mjaft mirë këtë foto, me anë të aplikacionit në Snapchat që ndryshon fytyrat, dhe e shpërndau atë në rrjetet sociale duke shkruar “Harry duket mirë me modelin e ri të flokëve”.
Edhe pse nuk e kuptuan fillimisht që ishte këngëtari i One Direction, të shumta ishin komentet pozitive të fansave për foton e postuar. Këngëtari 22 vjeçar, i ka prerë flokët të premten, por akoma nuk ka shpërndarë një foto me flokët e prera.