Një Mick Jagger Junior?!
Në fakt i tillë duket Harry Styles në kopertinën e re të revistës “Another Man”. Kanë qenë 3 foto të postuara në Instagram-in e Styles në të cilat është vënë re një ngjashmëri e jashtëzakonshme me këngëtarin e Rolling Stones, Mick Jagger. Teksa pozon në një stil vintage alla “bad boy”, 22-vjeçari duket si një kopje identike e Jagger.
Edhe pse muzika që ai bënte me One Direction nuk është e njëjtë me zhanrin në të cilin lëvron Mick, gjithsesi duhet pranuar se të dy të personazhet janë artistë që do të arrijnë t’i mbijetojnë viteve dhe kohës!