Kanë qenë muaj shumë të lodhshëm për Harry Styles, i cili ishte ka hedhur bazat e karrierës së tij të re si aktor.
Britaniku 22 vjecar ishte i zënë me xhirimet e filmit të tij të parë dhe të shumëpritur Dunkirk. Por tashmë duket se gjithë kjo punë ka përfunduar dhe gjithcka mbetet është pjesa e post-produksionit. Ai ka festuar perfundimin e xhirimeve me një foto tipike zemërthyesi përkrah dy pjesëtareve të stafit. “7 muaj të gjatë dhe të cmendur kanë përfunduar dhe pres me padurim të shoh produktin final”, këto kanë qenë gjithcka ka thënë Harry, dukshëm i lumtur për rezultatin e punës së tij. Ne të tjerëve do na duhet të presim deri më 2017, kur supozohet të dalë filmi.