INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harry Styles largohet

Harry Styles largohet "de facto" nga One Direction

Publikuar më: 12:57 24-06-2016

Gjithmonë e më e afërt duket ndarja përfundimtare e grupit të djemve One Direction.

Kjo pasi raportohet Harry Styles ka nënshkruar një kontratë si artist solo me shtëpinë diskografike Columbia Records. Sipas sajtit të Billboard këngëtari 22 vjeçar ka marrë vendimin që të qëndrojë me këtë shtëpi diskografike, e njëjta që mbështët edhe grupin One Direction, edhe kur të fillojë karrierën i vetëm. Harry kishte lëshuar sinjale dhe më parë se do të ishte artisti i parë pas Zayn Malik që do të largohej nga grupi pasi u raportuan marrëdhëniet e tendosura mes djemve. Këtë e bëri vitin e kaluar kur regjistroi 4 këngë personalë në një studio. Gjithçka duket se është vetëm çështje kohe.

Article Logic
Execution time: 0.0034439563751221