INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harry Styles në një film të ri, këtë herë në rolin e Mick Jagger

Harry Styles në një film të ri, këtë herë në rolin e Mick Jagger

Publikuar më: 20:35 15-06-2016

Harry Styles që nga ndarja e grupit One Direction, ka qenë më shumë i fokusuar te bota e filmit. Ka filluar xhirimet e filmit “Dunkirk” ndërsa tani mesa duket do të jetë protagonist në një film të ri.

Këngëtari i 1D do të luajë legjendarin feminist të Rolling Stones, Mick Jagger, në një film në lidhje me albumin e tyre të vitin 1972 “Exile”. Filmi do të jetë kronikë e këtij albumi “Exile in Main Street”, i cili është xhiruar në Francë mes drogës dhe alkoolit. Edhe pse Harry është vetëm 22 vjeç dhe Mick ishte 30 në kohën e "Excile", ka një ngjashmëri të fortë mes tyre. Sipas DailyStar, Harry u vu re nga Hollywood, ku po xhironte për filmin "Dunkirk" dhe është vërejtur se i ngjante Jagger. Një burim tha për DailyStar: "Ai është rreth 10 vjet më i ri, por efektet e veçanta dhe të make up-it mund të rregullojnë çdo gjë.”

Article Logic
Execution time: 0.0034129619598389