Çifti më i përfolur i familjes mbretërore britanike ndodhet në Marok. Princ Harry dhe Meghan dukeshin të mrekullueshëm gjatë qëndrimit të tyre atje. Si gjithmonë rra në sy stili i veçantë i dukeshës. Gjatë kësaj vizite Harry ka bërë një batutë që duket se nuk e ka bërë të ndihet rrehat Meghan.
Teksa ishin në një vizitë te një institucion që mbështet edukimin e grave, njëra nga gratë përfitoi për të uruar dukeshën. “Dëshiroja të të uroja për shtatzëninë”, -iu drejtua ajo Meghan-it. Papritur Harry u drejtua nga Meghan dhe i tha: “Prit, ti je shtatzënë?” Meghan ia ktheu: “Surprizë!”
Më pas, princi Harry bëri shakanë e papritur: “Është fëmija i imi?”
Shakaja e Princit veç të qeshurave që ka shkaktuar është duke bërë xhiron e rrjetit.