Në hartën botërore të letërsisë çdo shtet përfaqësohet nga romani i cili tregon më shumë për kulturën e atij vendi. Dhe kjo është një ide shumë interesante e autorit Backforward 24 i cili ka realizuar hartën e letërsisë.
Sic duket në foto çdo shtet përfaqësohet nga kopertina e një libri.
Sigurisht zgjedhjet e autorit janë personale dhe pse jo mund të sjellin edhe shumë debate.
Zgjedhjet e tij na shtyjnë të reflektojmë se cilat janë veprat më përfaqësuese të një populli.
Librat janë klasikë si "Lufta dhe Paqja" e Tolstoi që përfaqëson Rusinë apo edhe autorë bashkëkohorë.
Duke u ndalur pak tek shtetet dhe librat ja cilat janë ndarjet:
"Mikesha gjeniale" e Elena Ferrante, një libër që përfaqëson Italinë
"Burrat që urrejnë gratë" e Stieg Larsson që përfaqëson Zvicrën
"Zoti i gjërave të vogla" libër i Arundhati Roy për Indinë
"Të mjerët" e Hygos për Francën
"Don Kasmurro" shkruar nga Joaquim Maria Machado de Assis për Brazilin
Për Spanjën në vend të Don Kishotit të Servantes ka zgjedhur "Hija e erës" e autorit Carlos Ruiz Zafón
"Tuneli" i Ernesto Sabato për Argjentinën
"Unë jam e kuqja", Orhan Pamuk Turqinë
"Krenari dhe paragjykim e Austen për Britaninë e Madhe
"Uliksi" i Joyce për Irlandën
"Kronika e zogut kurdisës" Haruki Murakami për Japoninë
"Errësira përtej gardhit" autorja Haper Lee për SHBA
Ndërsa për Kanadanë autori ka zgjedhur një libër për fëmijë "Ana me flokët e kuqe" e shkrimtarit Lucy Maud Montgomery.