INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Harta e mbetjeve kimike / Shqipëria me dhjetra hot-spote, nuk ka fonde për eleminim [VIDEO]

Publikuar më: 19:04 01-03-2017

Shqipëria numëron 22 zona të konsideruara si hotspot-e mjedisore, ku janë depozituar mbetjet e rrezikshme të shkaktuara nga prodhimi industrial i para viteve ’90. Afati kohor për eleminimin e tyre shtrihet deri në fund të vitit 2020. Në listën e 22 hotspot-eve ku ka mbetje kimike në Shqipëri, tre mbeten më të rrezikshmet: Zharrëza, Berati dhe Elbasani.

Tirana numëron pesë zona qe paraqesin rrezikshmëri të lartë si “Albafilm” Tirana, ish-ndërmarrja “Dajti” , ish-Uzina e Autotraktorëve dhe reparti për rigjenerimin e vajrave.

Hot spotet me mbetje të rrezikshme nuk janë të panjohura, dhe specialistët kanë mbi një dekade që japin alarmin për rrezikun e shëndetit të njerëzve dhe mjedisit. Sipas tyre keto mbetje mund te ndikojne ne rritjen e te prekurve nga semundjet kanceroze. Por gjithcka ka mbetur peng i sigurimit te fondeve per ti eleminuar mbetjete e rrezikshme me të cilët banorët e ketyre zonave kanë vite që bashkëjetojne.

Article Logic
Execution time: 0.0038638114929199