INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harta e rrezikut të udhëtimeve për 2019. Shqipëria vend i sigurt për t'u vizituar

Harta e rrezikut të udhëtimeve për 2019. Shqipëria vend i sigurt për t'u vizituar

Publikuar më: 15:20 25-11-2018

Shqipëria është po aq e sigurt sa Britania e Madhe, Franca apo Italia. Harta më e re e publikuar që tregon nivelin e rrezikut në mbarë botën e rendit vendin tonë përkrahë shteteve të sigurta për t'u vizituar vitin e ardhshëm. Harta e rrezikut të udhëtimit 2019, e përpunuar nga ekspertët globalë të rrezikut SOS Ndërkombëtar përshkruan rreziqet e sigurisë në të gjithë botën. Ajo tregon nivelin e rrezikut në çdo vend dhe territor bazuar në kërcënimin aktual të udhëtarëve nga dhuna politike (duke përfshirë terrorizmin, kryengritjen, trazirat e motivuara politikisht dhe luftën ), trazira sociale (duke përfshirë dhunën sektare, komunale dhe etnike) dhe krime të dhunshme dhe të vogla. Harta paraqet pesë kategori të rrezikut: të parëndësishëm, të ulët, të mesëm, të lartë dhe ekstrem. Vetëm Luksemburgu, Danimarka, Sllovenia, Zvicra, Norvegjia, Finlanda dhe Islanda janë vendosur kategorinë e vendeve me rrezik të parëndësishëm. Kanadaja, SHBA-ja, Australia dhe Zelanda e Re kanë nivel të ulët rreziku. Shqipëria ashtu si, Italia, Franca apo edhe vende të tjera të rajonit listohet në kategorinë e rrezikut të ulët për sa i përket nivelit të sigurisë që ofron. Por paraqitet me rrezik të mesëm për sa i përket shërbimit shëndetësor dhe sigurisë në rrugë. Kosova renditet si vend me rrezik të lartë për sa i përket shërbimit shëndetësor dhe me rrezik të mesëm për sigurinë e ofruar. Shumica e vendeve që konsiderohen me rrezik të lartë janë Irani, Jordania, Omani, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Gjeorgjia, Azerbajxhani, Armenia dhe Uzbekistani në Lindjen e Mesme. Vendet me rrezik "ekstrem" janë ato të Afrikës dhe të Lindjes së Mesme, përfshirë Sirinë, Jemenin, Afganistanin, Libinë, Sudanin e Jugut dhe Somalinë.

Article Logic
Execution time: 0.003770112991333