INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harta e  transformimit të Evropës. rajonet evropiane që po luftojnë për të arritur pavarësinë [VIDEO]

Harta e transformimit të Evropës. rajonet evropiane që po luftojnë për të arritur pavarësinë [VIDEO]

Publikuar më: 19:40 03-10-2017

Katalonja po kërkon të shkëputet nga Spanja për të funksionuar si shtet më vete. Por ky nuk është i vetmi rajon në Europë që po kërkon të ndahet më vete. Ka ende rajone të shumta që kërkojnë shkëputjen. Atlasi i transformimit të Botës (Transforming World Atlas) publikoi në vitin 2017 një hartë të rajoneve që po krijojnë lëvizje të forta shkëputëse për t`u njohur si shtete më vete. Skocia, rajoni Bask, Flandri dhe Veneto renditen ndër rajonet që po krijojnë lëvizje shkëputëse.  Një tjetër rajon në Spanjë kërkon ndarjen e bëhet fjalë për rajonin e baskëve. Në të gjithë Spanjën qeveria qendrore në Madrid mbledh taksat dhe i shpërndan ato në rajone të veçanta, por jo në rajonin e baskëve. Ky i fundit i administron vetë taksat dhe i paguan një shumë minimale Madridit. Rajoni i baskëve është ekonomikisht më i dobët se Katalonja.  Edhe Skocia po kërkon ndarjen nga Anglia. Skocezët kanë një parlament më vete por ka kohë që ata kërkojnë një autonomi më të zgjeruar. Më 2014 Londra lejoi referendumin për pavarësinë. Ndonëse shumica e skocezëve votuan kundër ndarjes, më 2016 fryma e pavarësisë u ringjall për shkak të referendumit ndaj BE-së në Britaninë e Madhe dhe procesin e daljes së saj nga BE-ja. Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Belgjikë më 2014 Aleanca e re flamande doli forca më e madhe politike në Flandër.  Kjo forcë politike synon të arrijë ndarjen e rajonit më vete me anë të bisedimeve. Nëse Flandra shkëputet, Belgjika do të humbiste më shumë se gjysmën e popullsisë si dhe forcën ekonomike. Aktivistët në Itali  dëshirojnë të formojnë një shtet të ri në verilindje të Italisë, në të cilin do të përfshiheshin Venecia, si dhe rajonet përreth, Veneto, disa pjesë të Lombardisë dhe Trentino. Rajoni Veneto, është një pjesë e pasur e Italisë, e cila për një kohë të gjatë është ankuar për shumën e parave, të cilat i paguan në emër të tatimeve qeverisë kombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.0040180683135986