INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Harta europiane e lindshmërisë. Mosha mesatare e lindjes së fëmijës së parë, 28.9 vjeç [VIDEO]

Publikuar më: 17:01 14-03-2017

Vendi fqinj, Italia merr kurorën për moshën mesatare më të madhe, të grave që sjellin fëmijën e tyre të parë në jetë, 30. 8 vjeç. Ndërsa Maqedonia ka regjistruar mesataren më të ulët, moshën 23 vjeç. Të dhënat e Eurostat tregojnë se mesatarja e 28 vendeve të Bashkimit Evropian rezultoi të jetë 28.9. Harta tregon se vendet e Evropës Juglindore kanë një normë më të ulët të lindjeve, dhe vendet mesdhetare të tilla si Greqia, Spanja, dhe Italia kanë normë më të lartë. Vendet nordike duket se qëndrojnë rreth moshës 28 vjeç. Normat e fertilitetit Evropian janë shqetësuese, pasi disa vende kanë regjistruar rënie të lindshmërisë kur bëhet krahasim me të dhënat e 14 viteve më parë. Sipas Eurostat, 40,217 më shumë foshnja kanë lindur në BE në vitin 2015 krahasuar me vitin 2001. Islanda dhe Portugalia kanë regjistruar rënie të lindshërisë. Po kështu dhe Serbia e Maqedonia, pavarësisht se rezultojnë të kenë nënat më të reja në moshë, regjistruan një normë rënieje të fertilitetit. Letonia, Lituania dhe Austria kanë pasur shkallën më të lartë të lindshmërisë në vitin 2015 në krahasim me vitin 2001.

Article Logic
Execution time: 0.0034770965576172