Një 52 vjeçar shqiptar emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur është kapur duke transportuar lëndë narkotike në Greqi.
Arrestimi i tij është bërë i mundur nga policia greke, emri i tij nuk është bërë ende publik për shkak hetimi. 52 vjeçari shqiptarë u kap dukë transportuar 89 kg hashash me makinën e një shtetasi grek. I pyetur nga policia greke se ku e kishte marrë lëndën narkotike, shqiptari është përgjigjur se e kishte marrë nga Shqipëria dhe se do e transportonte për në Athinë te kolegët e tij shqiptarë.
Për shkak të kapjes me lëndë narkotike, shqiptari ka dalë para gjykatës e cila e dënoi me burg pa afat deri në zbardhjen e saktë të ngjarjes.