INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hashim Thaçi kritikon BE-në për Kosovën

Hashim Thaçi kritikon BE-në për Kosovën

Publikuar më: 15:51 01-06-2019

Presidenti Hashim Thaçi ka kritikuar Bashkimin Europian se ka mbajtur një qëndrim të ngurtë ndaj Kosovës, e për pasojë ka vonuar edhe liberalizimin e vizave.

“Pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, marrëveshjes së Prespës, komunikimit mes shteteve të rajonit, rajoni është në rrugë të sigurt për të ardhmen atlantike. Unë jam veçanërisht i pakënaqur, që pavarësisht punës së mirë që ka bërë Kosova, Bashkimin Evropian po bënë vlerësime të standardeve të dyfishta për Kosovën. Por alternativa jonë është e vetmja e ardhmja për Bashkim Evropian”, tha Presidenti i Kosovës.

Thaçi nënvizoi se Bashkimin Europian duhet të veprojë më shpejt që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e Unionit. Për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë dhe tezën e shkëmbimit të territoreve, Presidenti mohoi duke thënë se në tryezën e dialogut nuk ka qenë kurrë një ide e tillë.

“Është krijuar një keqkuptim në opinion dhe këto kanë sjellë gjëra skeptike të procesit. Kurrë në tavolinë nuk ka qenë ndonjë ide e shkëmbimit te territoreve. Për arritjen e marrëveshjes natyrisht se duhet të ndodhë demarkimi i kufirit. Unë si president i Kosovës dhe ai i Malit të Zi kemi arritur marrëveshje për korrigjimin e marrëveshjes se nënshkruar të demarkacionit dhe kjo ka ndihmuar në votimin e parlamentit të Kosovës të kësaj marrëveshjeje. Kush mendon se Kosova e njeh Serbinë dhe anasjelltas pa e demarkuar kufirin, për mua është injorant”, është shprehur kreu i shtetit të Kosovës.

Në fund Presidenti Thaçi tha se për të arritur një marrëveshje finale Kosovë-Serbi kërkohet një angazhim unik i SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Britanisë dhe Francës.

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389