Ata kanë bërë bashkimin më të bukur Kosovë-Shqipëri dhe janë nisur nisur për të mbështetur Kombetaren Shqiptare nën moton “Me plis për Paris”.
Po flasim për Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin, reperat Noizy dhe Mc Kresha si dhe aktorin Blerim Destani të cilët e kanë nisur këtë rrugëtim bashkë për ta parë ndeshjen live.
“ Rrugës për në Lens, bashkë edhe me aktorët Blerim Destani, Xhevdet Jashari dhe këngëtarët MC Kresha dhe Noizy, ku do të ndjekim nga afër debutimin historik të Shqipërisë në Euro 2016 përballë Zvicrës. 29 nga gjithsej 46 futbollistë në fushë sot janë shqiptarë, gjë që rrallë mbahet mend të jetë shënuar në historinë e sportit më popullor në botë. Forca kuqezinjtë! HTH”, shkruan Thaçi një orë më parë.