INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hasmëri me familjen e Aldisonit? Flet kushëriri i Arielës: Nuk ka ligj në botë që...[FOTO]

Hasmëri me familjen e Aldisonit? Flet kushëriri i Arielës: Nuk ka ligj në botë që...[FOTO]

Publikuar më: 18:50 30-01-2018

Ngjarja e ndodhur para disa ditësh ku Aldison Belulaj vrau në mes të rrugës, Ariela Muratin dhe më pas qëlloi veten, tronditi gjithë opinionin publik dhe jo rrallë herë është diskutuar frika për hakmarrje.
Mirëpo kushëriri i Arielës, Saimir Dine, ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë hakmarrje të mundshme mes dy familjeve pas ngjarjes së rëndë.

Në një intervistë me gazetarin e “News24” e “BalkanWeb”, Saimir Dine shprehet qartë se kjo histori ka marrë fund.

“Asnjëherë, ky muhabet mori fund me ikjen e motrës sonë, ne nuk duam më humbje njerëzish të dashur. Të gjithë kemi nëna, motra e vëllëzër, por duhet ti respektojmë ata”.

Sipas tij, familjet jo vetëm që nuk kishin dijeni për ndonjë lidhje, por edhe kërcënimet dhe presionet e vazhdueshme të Aldisonit i kishin marrë vesh 10 ditë para vrasjes makabre. I riu ka thënë se ata ishin informuar mbi presinin e ushtuar nga 23 vjeçari, rreth 10 ditë përpara ngjarjes, dhe nuk kanë mundur dot të bëjnë asnjë.

“Na ra si bombë kur dëgjuam që Ariela kishte lidhje. Ajo gjithmonë thoshte unë dua të mbaroj shkollën, pastaj të mendoj për jetën. Nuk ka pasur shanse të kenë qënë të lidhur. Unë motër vetë nuk kam e kisha si motër, do ma kishte treguar…por kjo jetë qënka ndryshe të keqen nuk e dike. Ariela asnjëherë s’na ishte anukar për të për shkak të kërcënimeve që i bënte deri në momentin kur i arriti kulmi, vetëm para 10 ditësh para se ta vriste. Nuk ka ligj në botë që t’i thojë ai sot në shekullin e 21-të martohu me mua se dua unë…Fjalë nuk ka, dhimbja është e madhe si për ne dhe si për ata. Ai person që mori një vendim të tillë nuk e di si mund ta ketë bërë…”,- thotë kushëriri. /Balkanweb

dine.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107