Lionel Messi konfirmoi se skudra e Argjentinës është gati për Botëror. Ylli i Barcelonës, shënoi tre gola dhe dhuroi një assist për Agueron në përballjen kundrejt Haitit, e renditur e 108 në botë. Goli i parë i Messit erdhi nga pika e penalltisë pas 17 minutash, pastaj shënoi dy herë pas pushimit para se të krijonte golin për Agueron, i cili është rikuperuar nga lëndimi në gju.
"Ne nuk po shkojmë si favorit, por do te japim gjithçka. Kemi pasur një kohë të komplikuar në kualifikueset, por jemi duke u trajnuar mirë", tha Messi.
Argjentina tani fluturon në Barcelonë për t'u përgatitur për ndeshjet e grupeve të Kupës së Botës kundër Islandës më 16 qershor, Kroacisë më 21 qershor dhe Nigerisë më 26 qershor.