INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haxhinasto: Përgjegjësit e grabitjes në Rinas do të zbardhen nga hetimet

Haxhinasto: Përgjegjësit e grabitjes në Rinas do të zbardhen nga hetimet

Publikuar më: 09:59 06-07-2016

Grabitja spektakolare në aeroportin e Rinasit solli dhe përplasjen institucionale mes koncesionarit dhe Policisë së Shtetit. Këto dy institucione tentuan që ti “hidhnin topin e përgjegjësisë” njëra tjetrës për këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë Ministri i Brendshëm tha se do të jetë drejtësia ajo që do të zbardhë këtë ngjarje të rëndë, ku në mes të ditës në pistën e aeroportit të Rinasit vidhen 1 milion euro.
Drejtësinë po pret dhe Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto. Duke iu referua Ministrisë së Brendshmë, Haxhinasto tha se procesi është në hetim dhe se hetimet do të zbulojnë përgjegjësite institucionale.
Edmond Haxhinasto:
“Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë që jemi në proces hetimi. Procesi i hetimit do shikojë gjithë përgjegjësitë institucionale. Hetimi do zbulojë gjithë faktorët që lidhen me sigurinë në aeroport. Pas hetimeve përgjegjësit do përgjigjen sipas detyrave funksionale. Secili të thellohet çfarë detyrash ka pasur dhe nëse i ka kryer apo jo ato”.

Article Logic
Execution time: 0.0039958953857422