Para pak muajve mbi 200 mijë fansa të serialit, Game of Thrones, nënshkruan peticionin për ribërjen e sezonit final.
Tashmë televizioni kabllor amerikan, HBO, më në fund i është përgjigjur fansave të këtij seriali, të cilëve nuk iu ka pëlqyer fundi.
“Ka shumë, shumë telashe kur krijon një serial kaq të popullarizuar, dhe kur e përfundon ka shumë njerëz që japin opinione se si do duhej të kishte mbaruar. Ky peticion tregon entuziazëm dhe pasion për serialin, por nuk është diçka që do e marrim seriozisht në konsideratë”, ka thënë Casey Bloys, njëri nga drejtorët e HBO për revistën The Variety
E megjithatë, pavarësisht polemikave, seriali theu rekord në “Emmy Awards 2019” me 32 nominime për sezonin e tetë dhe të fundit.