Kongresi Botëror i Hebrenjve, ka publikuar një video duke përkujtuar aktin e madh human të shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Rreth 600 deri në 1,800 hebrenj që u shpëtuan nazistëve gjerman para Luftës së Dytë Botërore u shpëtuan Në Shqipëri. Kjo histori pak e njohur tregon sesi një vend me shumicën e besimit myslimanë, u ka dalë në ndihmë popullatës Hebreje në numër të madh duke i shpëtuar nga tmerret e Gjermanisë Naziste. Shqiptarët u siguruan atyre, strehë, ushqim dhe dokumente false. Qeveria refuzoi të jepte listën e hebrenjve që jetonin në Shqipëri”- thuhet në videon shoqëruese. Më tej Kongresi Botëror i Hebrejëve flet për fushatën e ndërmarrë si kujtesë ndaj individëve dhe kombeveqë dhanë shpresë në kohë të vështira. “Sot, #ËeRemember ata individë dhe kombe që kanë shërbyer si beacons shprese në kohë ngushtice. Bashkohu me fushatën tonë shumë”-shkruan ky kongres.