Tiranë- Rreth 109 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa janë sekuestruar nga policia e Tiranës në fshatin Kus në Kashar.
Policia bën me dije se lënda narkotike u gjet e fshehur në një korije me shkurre, të paambalazhuar.
Lënda narkotike prej 109 kg u sekuestrua nga policia e cila është në kërkim të poseduesve të cilët si rezultat i presionit dhe kontrollit të bluve janë larguar nga vendi i ngjarjes.