INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hedhja në tokë e flamujve kombëtar, Spiropali ironizon Metën: Zotërisë i paska kapur syri ca...

Hedhja në tokë e flamujve kombëtar, Spiropali ironizon Metën: Zotërisë i paska kapur syri ca...

Publikuar më: 18:30 21-06-2019

Presidenti i Republikës reagoi ashpër lidhur me fotot e publikuara në portale pas takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Shkodër, që tregonin flamujt kombëtar të hedhur në tokë.

Përmes zëdhënësit Tedi Blushi, Presidenca shprehu keqardhjen e thellë për "aktet e papranueshme që kanë ndodhur dje me Flamurin Kombëtar, të përdhosur në mënyrë të turpshme në rrugët e Shkodrës në përfundim të një takimi në këtë qytet, dhe që janë bërë sot publike nga mediat e pavarura".

Kreu i Shtetit theksoi se Flamuri Kombëtar u takon të gjithë shqiptarëve dhe kushdo që merr përsipër ta përdorë duhet ta respektojë atë me një ndjenjë të lartë atdhedashurie, përgjegjshmërie dhe me dinjitetin e duhur siç e meriton, jo vetëm gjatë një takimi, por në çdo moment.

Menjëherë pas kwsaj deklarata ka reaguar Elisa Spiropali. Në një postim në “Twitter”, Spiropali ironizon Presidentin Meta, të cilit i drejtohet herë me ‘zotëri’ e herë me ‘Ilir’ dhe pyet se ç’duhet të thonë shqiptarët kur e shohin që pozon para flamurin me antidekret.

“Zotërisë i paska kapur syri.net disa flamuj kombëtarë përtokë, përpara se organizatorët të pastronin vendin e mitingut dhe qenka shqetësuar për fatin e tyre! Po ç’duhet të thonë shqiptarët kur e shohin Ilirin që pozon para flamurit kombëtar me antidekretin e tij?!”, shkruan Spiropali.

Article Logic
Execution time: 0.0035178661346436