IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS

Hedhja qesharake mbi ujë në historinë e Lojërave Olimpike

Publikuar më: 11:21 17-08-2016

Zhytësi rus Ilya Zakharov, i cili fitoi medaljen e artë në zhytjet 3 metra për burra në Londër 2012, mund të ketë prodhuar një nga zhytjet më të këqija në historinë e Lojërave Olimpike në këto katër vite.

25 vjeçari nga St.Petersburg u eleminua nga Rio 2016 në garën 3 metra në gjysmëfinale pas një hedhje tepër të dobët në ujë.

Në total Zakharov mori një vlerësim prej 0.0 nga të shtatë gjyqtarët, duke shuar kështu të gjitha shpresat për të mbrojtur titullin e tij në vitin 2012.

Leon Taylor, teksa komentonte për BBC Sport, e përshkroi zhytjen e konkurrentit si “të mjerueshme” .
Rusi e përfundoi garën me 345.60 pikë, më të ulëtat nga të 18 konkurrentët.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033340454101562