INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Heidi Baçi konfirmon ndarjen nga Romeo Veshaj? Veprimi i ish-banores së 'BBV' i thotë të gjitha

Heidi Baçi konfirmon ndarjen nga Romeo Veshaj? Veprimi i ish-banores së 'BBV' i thotë të gjitha

Publikuar më: 12:35 04-11-2024

Ish-banorja e “BBV” Heidi Baçi, së fundmi ka fshirë të gjitha fotot me aktorin Romeo Veshaj nga profili i saj në “Instagram”, duke konfirmuar kështu zërat për ndarjen mes çiftit. Jo vetëm postimet me aktorin, por Heidi ka fshirë edhe Story të momenteve të tyre, të cilat moderatorja i mbante në profilin e saj.

Ish-banorja së fundmi ka publikuar në ‘InstaStory’ një fotot të dy prindërve të saj, duke treguar se ata kishin ardhur nga Italia për ta vizituar, mbase edhe për ta mbështetur atë në këtë periudhë të vështirë. Kujtojmë që pas ndarjes nga Romeo, Heidi ka vendosur të largohet nga Shqipëria, duke hequr dorë kështu edhe nga karriera e saj si moderatore. Vendimin, ish-finalistja e “Big Brother” e bëri me dije gjatë javës së shkuar, ku ishte dhe në puntatën e fundit të sajën në “Goca dhe Gra”.

“Fillimisht, doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për emisionin, për dyert që më ka hapur”, tha Heidi me emocion. Ajo sqaroi se ky largim është një vendim personal, i marrë me kujdes dhe pa qëllim për të shkaktuar polemika.

“Vijnë ca momente në jetë… Nuk dua të krijohen polemika, është vendim i peshuar dhe për arsye personale. Unë duhet të rigjej veten, listën e prioriteteve të mia dhe të shoh ku do jem”.

E emocionuar, Heidi theksoi se, ndonëse e ka vlerësuar mundësinë dhe ka pasur dyer të hapura, për të rëndësi ka të jetojë për veten, jo vetëm për punën.

“Është një moment që, sado jam ndjerë shumë mirë, me dyer të hapura, ndihem shumë mirënjohëse për këtë, në fakt, unë punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën. Por së ardhmes nuk i dihet asnjëherë”, përfundoi ajo, duke lënë të hapur mundësinë për të rikthyer në ekran në një moment tjetër.

Kujtojmë që romanca mes çiftit filloi teksa të dy ata u bën pjesë e reality show-t të “BBV”, ku u përfolën mjaft nga publiku. Pas daljes nga shtëpia e famshme çifti filloi bashkëjetesën, ata u panë gjatë verës në vende të ndryshme me pushime. Shpesh dyshja u shfaq krahë Borës dhe Donaldit ku u duk se marrëdhënia mes tyre ishte e mirë, por tashmë duket se romanca përfundoi.

Article Logic
Execution time: 0.0038518905639648