INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Heidi Baci lë jashtë televizionit Ilnisa Agollin? Rikthehen motrat Marina e Luana Vjollca, ja ku do t’i shohim vajzat VIP

Heidi Baci lë jashtë televizionit Ilnisa Agollin? Rikthehen motrat Marina e Luana Vjollca, ja ku do t’i shohim vajzat VIP

Publikuar më: 12:29 22-09-2024

Tashmë nuk ka më surpriza, Heidi Baçi do të jetë në ekran sezonin e ardhshëm si moderatore e “Goca dhe gra”, një format ky që i kishte munguar ekranit në vitin e shkuar. Siç dihet tashmë, Bora Zemani do të ketë një program të ri game-show, “Piramida”, Kiara Tito dhe Nevina Shtylla në “Portokalli”, ndërsa Heidi Baçi në “Goca dhe gra”.

Kjo shënon edhe debutimin e Heidit si moderatore në një program televiziv. Po ashtu moderatorja Kaira Tito ka konfirmuar se këtë sezon do të rikthehet në ekran dhe do të jetë nën moderimin e spektaklit të humorit, “Portokalli”.

Teksa i kthen përgjigje një ndjekësi në rrjetet sociale, Kiara Tito shprehet se kjo është një dëshirë që e ka shprehur vite më parë dhe më në fund iu realizua.

“Jam e lumtur që për këtë sezon rikthehem në sezonin e 42 të “Portokalli”. Një dëshirë e shprehur vite më parë, e cila më në fund u realizua”, ka shkruar Kiara.

Një surprizë e vërtet është padyshim debutimi i Heidit në një ekran. “Goca dhe gra” do të vijë i transformuar këtë sezon, duke sjellë disa ndryshime në format. Kujtojmë se pak kohë më parë, u përfol se do të ishte Ilnisa ajo që do të drejtonte këtë emision.

Por si përfundim, ia ka dalë që të jetë Heidi ajo që do të shndërrohet në mikpritësen e formatit.

Nga ana tjetër Ilnisa Agolli, e cila ka treguar më herët ambiciet për të qenë në televizion, ndërsa herë pas here ka folur edhe për projekte në TV, pa ndarë detaje. Së fundmi, Ilnisa ka postuar një foto në Instastory, duke treguar se mund të vijë me një projekt në sezonin e ri.

Zërat thoshin se Ilnisa mund të ishte pjesë e emisionit “Goca dhe gra”, një emision i cili pritet të rikthehet pas disa kohësh mungesë, i riformatuar – ndonëse ende nuk është e konfirmuar.

Dyshimet i ka shtuar edhe më shumë vetë Ilnisa, përmes një fotoje të postuar së fundmi në Instastory. Një tjetër emër që përflitet tek “Goca dhe gra” është edhe Ina Kollçaku.

Pas eksperiencës së saj si opinioniste në “Big Brother Club”, Ina tashmë ka kërkuar një format ku të ketë kohë më shumë në dispozicion.

Një surprizë është padyshim edhe rikthimin i Marinës. Moderatorja ka nënshkruar kontratën për të prezantuar programin “Shqiptarët për shqiptarët” me Elvis Naçin.

Sipas tyre ajo ka nisur punën për programin i cili siç është lajmëruar do të nis së shpejti.

Marina po ashtu ishte në bisedime për të moderuar programin e ri që do të realizohet në Klan’ nga treshja e “Promotor”, Pandi Laço, Bledar Laço dhe Adrian Hila, ku çdo javë artistët më të mirë shqiptarë do të interpretojnë ‘live’ në skenë hitet botërore.

Por siç duket diçka ka shkuar keq dhe Marina ka ndërprerë marrëdhëniet, për t’u rikthyer edhe njëherë aty ku e nisi.

Ndërkohë në bisedime për një hapësirë është edhe Luana. Vetë moderatorja ka zhvilluar disa takime me producentët, për të diskutuar më tej idetë që ajo ka.

Megjithatë, deri më tani, nuk ka një vendim që do ta rikthente sërish edhe Luanën.

Së shpejti, do të nisë një format i ri game show, ku moderatore do të jetë Bora Zemani, e cila rikthehet në një projekt të freskët dhe argëtues për shikuesit shqiptarë.

Ky format do të sjellë një përzierje të ngazëllyer të lojës dhe argëtimit, duke sjellë në fokus shkathtësinë dhe mendjemprehtësinë e pjesëmarrësve.

Formati i ri është patentë ndërkombëtare, “The Pyramid”, një seri game show e krijuar në SHBA nga Bob Stewart.

Shfaqja filloi më 26 mars 1973 në CBS me titullin “The $10,000 Pyramid” dhe më pas u zhvillua në disa versione të ndryshme ndërkombëtare.

Pyramid përfshin dy ekipe të përbëra nga një personazh i famshëm dhe një garues, të cilët përpiqen të identifikojnë fjalë dhe fraza misterioze brenda një kategorie të caktuar, brenda një kohe të caktuar, për të fituar çmime të mëdha në para. Kjo lojë është e njohur për tabelën e saj të veçantë në formë piramide.

Formati i Pyramid ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar gjithsej nëntë çmime Emmy për game show më të mirë, vetëm pas Jeopardy, që ka fituar 13 Emmy.

Teksa u zgjidh edhe dilema për drejtimin e emisionit të njohur “Fiks Fare”, reaguan edhe protagonistët që përfliteshin për këtë format.

Pas spekulimeve dhe aludimeve se drejtimi mund t’i jepej binjakeve Veshaj, Egla Cenos ose Jul Dedës, ky vendim ka sqaruar situatën.

Për këtë ndryshim të rëndësishëm, Egla Ceno ka dhënë një reagim që ka tërhequr vëmendjen. Ajo duket se nuk është aspak e shqetësuar nga kjo situatë dhe është shfaqur e qeshur dhe e relaksuar në fotot e fundit nga një vizitë në qytetin e bukur të Korçës.

Këto imazhe tregojnë një Egla Ceno të qetë dhe të lumtur, e cila vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pavarësisht nga zhvillimet e fundit.

Ndërkohë që ende pa një emër ka mbetur edhe moderimi i “Big Brother Fun Club” Enxhi Nasufi nuk do të jetë më pjesë e këtij formati.

Burime bëjnë me dije se Enxhi Nasufi mund të moderojë në sezonin e ri ‘The Voice’, një format që i ka munguar ekranit prej disa vitesh.

Argjira Spanca është një nga moderatoret më simpatike të ekranit. Ajo ka qenë pjesë e “E diell” në rubrika të ndryshme si moderatore dhe autore. Mirëpo, duket se moderatorja nuk do të kthehet në “E diell” në sezonin e ri televiziv.

Kështu është shprehur Argjira teksa është pyetur lidhur me projektet e reja në një “Ask me” së fundmi me ndjekësit në Instagram.

“Në muajt e ardhshëm nuk do jem me ndonjë projekt! Fokusi im do jetë më tepër te “Too cute” dhe disa gjëra të tjera! Shpresoj të shihemi shpejt me gjëra të bukura”, shkruan Argjira teksa tregon se nuk do të kthehet në ekran në shtator dhe se do i dedikohet biznesit të saj.

Në javën e ardhshme pritet që të nisin disa nga emisionet kryesore, duke zbuluar më shumë rreth surprizave të reja që janë përgatitur për publikun./PANORAMA

Article Logic
Execution time: 0.0039091110229492