INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Heidi Klum bën provën e parë të kostumit të Halloween 2016 [FOTO]

Heidi Klum bën provën e parë të kostumit të Halloween 2016 [FOTO]

Publikuar më: 12:06 07-10-2016

Halloween është një festë shumë e rëndësishme, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si e tillë pritet me padurim nga të gjithë.

Këtu nuk bëjnë përjashtim as personazhet publik të cilët kanë filluar që tani të përgatisin kostumet e tyre për festën e fantazmave. Ka qenë supermodelja Heidi Klum, e famshme për kostumet mahnitës, ajo që ka postuar mbrëmjen e djeshme një foto në Instagramin e saj, teksa ka zbuluar se pjesë e kostumit të Halloween këtë herë do të jenë një palë çizme të gjata mbi gju.

Në përshkrimin e fotos Heidi i pyet fansat nëse ata mund ta gjejnë dot se çfarë kostumi po pergati për këtë festë. Hmm një mendje na thotë se mund të jetë personazhi i Rihanna-s. Fundja kush më mirë se ajo i vesh çizmet mbi gju!

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934