Zbulimi i kostumit të saj është një nga ngjarjet më të shumëpritura të Halloween.
Dhe supermodelja gjermane jo vetëm që i arriti pritshmëritë me pamjen e saj të fundit, por edhe i shumëfishoi ato. Heidi Klum u shfaq në tapetin e kuq të edicionit të 17-të të festës së përvitshme të Halloween në qytetin e Neë York me plot 5 klone të saj. Kështu ajo bëri një zgjedhje unike, duke qëndruar vetja dhe duke i veshur të tjerët si ajo. Gjithçka ishte e planifikuar me kujdes dhe në detaje pasi secila nga modelet kishin proteza në fytyrë që të dukeshin identik si bukuroshja 43 vjeçare. Një detaj tjetër interesante që e bëri këtë shfaqje unike është mbërritja në një kuti dërrasash me shkrimin “Made in Germany”, vendi i origjinës së Klum. Ylli “Runway Project” e vërtetoi edhe një herë që është mbretëresha e padiskutueshme e Halloween.