INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, BE garanton  35 milionë euro për rehabilitimin e saj

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, BE garanton 35 milionë euro për rehabilitimin e saj

Publikuar më: 10:45 24-02-2018

Një grant prej 35 milionë eurosh për rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimin e linjës së re që e lidh me Aeroportin e Rinasit. Është kjo marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i miratuar nga Këshilli i Ministrave, ku synohet rehabilitimi dhe modernizimi i linjës hekurudhore me standardet e Bashkimit Europian.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është edhe ndërtimi i linjës së re hekurudhore me Rinasin.

Ky projekt shihet si një ‘instrument’ që pritet të ketë ndikim ekonomik jo vetëm në zonat që përfshin, por në të gjithë vendin.

Pjesë e këtij projekti do të jetë edhe vendosja e stacionit të trenit në vendin historik në kryeqytet. Propozimet aktuale janë që në Tiranë të vijnë vetëm vagonët e udhëtarëve, ndërsa mallrat do të qëndrojnë stacionin e Kasharit.

Article Logic
Execution time: 0.0016558170318604