INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hekurudhat: Miliona dollar por asnjë kilometër në 27 vite

Hekurudhat: Miliona dollar por asnjë kilometër në 27 vite

Publikuar më: 09:30 30-03-2017

Hekurudhat nuk janë më një mjet transporti për shqiptarët. Pas shembjes së regjimit komunist në vendin tonë, hekurudhat kanë shënuar vetëm regres, edhe pse në fakt janë hedhur miliona dollar investime. Sot qytetarët shqiptarë kanë mundësi të lëvizin me tren vetëm në 20 kilometra linjë për udhëtarët. Sipas të dhënave, mësohet se gjatë 24 viteve të fundit janë investuar plot 64 milionë dollar për hekurudhat shqiptare, por sot situata është e mjerueshme. 

Në vitin 1990, Shqipëria trashëgoi nga sistemi komunist 730 kilometra rrugë të hekurt, e cila ishte e gjitha funksionale dhe transportonte njerëz dhe mallra.
Përgjatë dy dekadave qarkullimi hekurudhor ka shënuar një regres të madh, duke e kthyer udhëtimin me tren të padëshiruar për qytetarët shqiptarë. Edhe ato pak linja hekurudhore, të cilat gjithashtu funksionojnë me kohë të pjesshme.
Sot është funksionale vetëm një linjë udhëtarësh, ajo Durrës-Vorë, e cila ka një gjatësi prej 20 kilometrash.
Ndërkaq, pak linja të tjera funksionojnë për transport lëndësh industriale.
Edhe në këto segmente raportohen shpeshherë dalje të trenave nga shinat, përplasje me automjete apo edhe defekte nga amortizimi i lokomotivave.

Marrë nga : pse2017.com 

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281