INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Helen Mirren: I dua femrat si Kim, të paturpshme dhe krenare!

Helen Mirren: I dua femrat si Kim, të paturpshme dhe krenare!

Publikuar më: 11:19 07-06-2016

Siç duket jo të gjithë mendojnë keq për Kim Kardashian, ka edhe nga ato që e shohin figurën e saj me sy pozitivë.

Një ndër to aktorja e nderuar Helen Mireen, e cila gjatë një interviste të dhënë së fundmi për The Sunday Telegraph ka komplimentuar Kim për guximin e saj. Sipas Helen ajo nuk është një fanse e fenomenit Kardashian, megjithate i duhet të pranojë se imazhi i Kim ka bërë revolucion sa i përket konceptit të femrës së bukur. Mirren ka shtuar se falë figurave të kolme, larg perfektes, si Jennifer Lopez dhe me pas Kim, femrat nëpër botë tashmë e shohin ndryshe veten e tyre dhe idenë e të qenit e bukur. "Më pëlqejnë femrat e paturpshme, të paturpshme dhe krenare!" ka mbyllur intervistën e saj Helen Mirren!

Article Logic
Execution time: 0.0035531520843506