INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Helikopter me lazer të fuqishëm. Eksperimenti për herë të parë nga amerikanët [VIDEO]

Publikuar më: 12:08 28-06-2017

Ushtria amerikane ka goditur me sukses një objektiv pa pilot duke përdorur një lazer me fuqi të lartë të montuar në një helikopter Apache (Apash) AH-64. Është hera e parë që një sistem lazeri plotësisht i integruar ka qëlluar me sukses një objektiv nga një avion me krahë rrotullues. Kështu deklaron kompania e mbrojtjes Raytheon e cila prodhoi pajisjen. Arma është e padukshme, dhe lëshohet pa zhurmë,  gjë që e bën veçanërisht të vështirë për  tu zbuluar nga armiqtë. Kjo mund ta bëj një armë shumë efikase për tu përdorur në fushën e betejës në të ardhmen e afërt. Lazeri, i cili u testua në zonën e raketave në New Mexico, arriti me sukses një objektiv 1.4 milje larg. Lazeri është prodhuar nga kompania “Raytheon”, e cila tha se pajisja e tyre "siguron mbikëqyrje me rreze të gjatë, përckatimin e ndjekjen e objektivave dhe goditjen me tyre. Sistemet e lazerit kanë qenë në helikopterët Apache që nga viti 1984 kur ai hyri në shërbim për herë të parë,  por ata ishin të dobët dhe mund të udhëzonin vetëm raketat ajrore. Këta lazerë janë veçanërisht të saktë, sepse ndryshe nga plumbat dhe artileria ata janë mjaft të fuqishme për të shkatërruar objektivat.

Article Logic
Execution time: 0.0040121078491211