HELLO solli per here te pare nje pasisje e cila transformonte çdo TV në platformë video conferencing. Është një pajisje smart “all-in-one” e cila suporton video 4K, wireless screen sharing, live broadcasting dhe shumë opsione të ndryshme.
Pasi përfitoi investime me vlerë prej gjysmë milion dollarësh nga platforma Kickstarter dhe IndieGogo ,kompania mesa duket do te vijoje me sukseset e saj. Fushata e lançuar për modelin e dytë të HELLO në Kickstarter më 9 Tetor arriti objektivin e saj në vetëm 36 minuta dhe deri tani ka kaluar vlerën e financimit me 700%.
HELLO 2 u prezantua për herë të parë në Shkurt per te qene me inovativ ne fushen e komunikacionit . Solaborate kompania mëmë e Hello është themeluar ne 2011 nga Labinot dhe Mimoza Bytyqi, vëlla e motër, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Produkti i fundit diferencohet nga pajisja e gjeneratës së parë nga shumë karakteristika të reja, si për shembull: Suportin e disa Voice Assistants , shpejtësia më e lartë e procesorit, katër mikrofona, kamera me lëvizje automatike, kënd i gjerë i pamjes prej 112 gradë dhe Night Vision, siguri të lartë të privatësisë, si dhe opsione të reja në aspektin e automatizimit në shtëpi.